Interi fiton me përmbysje, nuk mjafton goli i shqiptarit 

Futboll

Interi fiton me përmbysje, nuk mjafton goli i shqiptarit 

Nga: Kemajl Goca Më: 6 maj 2022 Në ora: 20:41
Interi fiton me përmbysje, nuk mjafton goli i shqiptarit 

Interi mezi ka marrë tre pikë në duel me Empolin e shqiptarëve. Një fitore më shumë mund e me përmbysje me rezultat 4:2 ndaj Empolit.

Mysafirët avancuan me rezultat 0:2 duke iu falënderuar golave të Pinamontit (5') e Asllanit (28’).
Goli i shqiptarit Kristijan Asllanit nuk mjaftoi.

Interi këndellet në minutat e fundit të pjesës së parë dhe në pjesën e dytë shënuan golat e fitores. Romagnoli (40'- autogol), Martinez (45' e 64'), Sanchez (90+4') shënuan për fitoren e zikaltërve. 

Interi merr kryesimin me 78 pikë falë një ndeshje që ka më shumë se Milani në pozitën e dytë me 77, ndërsa Empoli renditet në pozitën e 14-të me 37 pikë pas 36 jave në Serie A.

Asllani e Nedim Bajrami u paraqitën titullarë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 61-të. Ardian Ismajli futet në lojë në minutën e 69-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat