Trajneri i Empolit flet për Kristjan Asllanin

Futboll

Trajneri i Empolit flet për Kristjan Asllanin

Më: 6 maj 2022 Në ora: 23:23
Trajneri i Empolit flet për Kristjan Asllanin

Kristjan Asllani është xhevahiri tjetër i Shqipërisë që po merr vëmendje të madhe në Serinë A.

Shumë është përfolur për kalimin e këtij lojtari te Interi dhe në ndeshjen e San Siros, mesfushori arriti që të tundte rrjetën kundërshtare.

Vlerësime të jashtëzakonshme mbërritën për Asllanin nga ana e mediave, por trajneri i Empolit, Andreazoli, kërkon që të largojë presionin. Ka vend edhe për një batutë teksa shprehet se Asllani sapo e ka lënë qumështin.

“Është i ri, i ka ende “buzët me qumësht”. Lëreni të jetojë me eksperiencat që duhet. Është shembull serioziteti, i ka të gjitha mundësitë që të bëhet një lojtar shumë i rëndësishëm.

Ne e dinim dhe po e prisnim. Sot ka luajtur në një rol ndryshe nga më parë dhe e bëri shumë mirë. Djali është aty, duhet të përmirësohet ende, por duhet të themi se ka bërë shumë deri tani”, tha Andreazoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat