Barcelona arrin marrëveshje me Azpilicuetan

Futboll

Barcelona arrin marrëveshje me Azpilicuetan

Më: 7 maj 2022 Në ora: 16:46
Barcelona arrin marrëveshje me Azpilicuetan

Chelsea do të pësojë ndryshime të mëdha në afatin kalimtar veror. Shumë largime pritet të ndodhin nga “Stamford Bridge”.

Rüdiger dhe Christensen do të largohen, por nuk do të jenë të vetmit.

Azpilicueta synon t’i ndjekë dhe Barcelona është destinacioni që ai ka tashmë në kokë. 

Siç ka qenë në gjendje të konfirmojë AS, mbrojtësi ka një marrëveshje tashmë të mbyllur për dy sezonet e ardhshme me një pagë fikse prej 13 milionë euro bruto për çdo sezon, përfshirë bonuset për nënshkrimin falas. 

Kontrata shton mundësinë e zgjatjes së saj edhe për një sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat