Besa e Pejës fundoset, bie në ligën e dytë!? Trepça fiton në Gjakovë

Futboll

Besa e Pejës fundoset, bie në ligën e dytë!? Trepça fiton në Gjakovë

Nga: Kemajl Goca Më: 7 maj 2022 Në ora: 17:10
Pamje nga ndeshja Vëllaznimi - Trepça

Besa e Pejës përfundimisht fundoset, nuk e fiton duelin direkt me Drenasin në ndeshjen e javës së parafundit (26-të) të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.

Besa ndahet baras (0:0) me Drenasin, pikë e madhe për mysafirët me shije të fitores.

Besa është në fund me 26 pikë e Drenasi i parafundit (i nënti) me 29 pikë.

Besa e traditës, sot po dëshpëron! Vëllaznimi si vendas mposhtet me rezultat 1:3 nga Trepça.

Renditja pas javës së 26-të: Trepça ’89 kryeson me 57 pikë, pasojnë Liria 55, Vëllaznimi 34, A&N 34, Rahoveci 33, Istogu 32, Phoniex 32, Trepça 32, Drenasi 29 dhe Besa 26. 

Grupi A

Phoenix - Istogu  2:3
Trepça ‘89 - Rahoveci 5:0
Liria - A&N                 0:0
Vellaznimi - Trepça   1:3
Besa - Drenasi           0:0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat