Pas humbjes turpëruese ndaj Brightonit, Fury ka një mesazh për lojtarët e United

Futboll

Pas humbjes turpëruese ndaj Brightonit, Fury ka një mesazh për lojtarët e United

Më: 8 maj 2022 Në ora: 09:13
Tyson Fury

Pas humbjes 4-0 të Manchester United ndaj Brighton në ndeshjen e parafundit të Premierligës, ikona e boksit Tyson Fury sulmoi Cristiano Ronaldon dhe bashkëlojtarët e tij, duke u thënë të gjithëve që të pensionohen.

Fury është një tifoz i vjetër i klubit të tij të lindjes dhe madje i tha Ronaldos se qyteti i Mançesterit nuk ishte mjaftueshëm i madh për të dy kur futbollisti 37-vjeçar u kthye në United. 

Edhe pse Fury po bënte shaka kur i bëri ato komente, këtë herë ai ishte shumë serioz.

“Më dëgjoni, mos u shqetësoni që Gypsy King po pensionohet. Çfarë thoni ju United? Pse ata nuk pensinohen? Largohuni!”, tha Fury.

Manchester United edhe matematikisht i humbi gjasat për kualifikim në Champions League edicionin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat