Nuhiu: KF Dukagjini skuadër me përvojë, synojmë fitore 

Futboll

Nuhiu: KF Dukagjini skuadër me përvojë, synojmë fitore 

Më: 8 maj 2022 Në ora: 12:07
Nuhiu: KF Dukagjini skuadër me përvojë, synojmë fitore 

FC Drita ka vazhduar me konferencën e radhës në prag të ndeshjes së 34-të kampionale, e cila synon fitore sot ndaj Dukagjinit. 

Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, në këtë rast theksoi se kundërshtari i sotëm (15.00) meriton respekt maksimal.

“Kundërshtari ka një formë të jashtëzakonshme dhe ka bërë një gjysmëstinor të mirë, ka futbollist cilësor që e njohin kampionatin.

Gjëja e parë që duhet të bëjmë është që të mbyllim pikat kryesore të tyre dhe t’i shfrytëzojmë aftësitë apo potencialin e skuadrës sonë. Duhet që si grup të dalim te loja jonë, sepse ne po luajmë mirë, po krijojmë por duhet të jemi edhe të përqëndruar për të fituar këtë ndeshje”, theksoi Nuhiu. 

“Do të mundohemi që të gjithë të marrin minuta, por gjithmonë duke pasur kujdes që futbollistët të ruajnë edhe formën që kanë për ndeshjen e finales së Kupës. Jam i biindur se gjithmonë secili që është në stol dhe secili që futet në fushë do të bëjë maksimumin.

Prandaj, do të mundohemi të krijojmë hapësirë për të pasur një pasqyrë për formën e secilit futbollistë, por gjithmonë duke pasur kujdes me formacionin bazë, sepse ata duhet ta ruajnë formën”, potencoi Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat