Iljazi: Nuk jemi kampiona rastësisht

Futboll

Iljazi: Nuk jemi kampiona rastësisht

Më: 8 maj 2022 Në ora: 12:17
Iljazi: Nuk jemi kampiona rastësisht

Skuadra e Shkupit në transfertë do të zhvilloi ndeshjen e xhiros së 32-të të LPFMV-së kundër Shkëndijës. Pas barazimit 1:1 në Çair, të përzgjedhurit e Goce Sedlloskit në Tetovë do të kërkojnë fitoren e radhës.

Shkupi me Shkëndijën u përballën dy herë në këtë sezon, në ndeshjen e parë barazuam me rezultat 1:1, poashtu edhe ndeshja e dytë u mbyll me rezultatin e njejtë.

Në prag të ndeshjes së sotme, për faqen e Shkupit foli, portieri Artan Iljazi.

“Ne jemi përgatitur maksimalisht gjatë gjithë javës për ndeshjen ndaj Shkëndijës. E dimë se është një skuadër me kualitet por ne shkojmë në Tetovë për të fituar dhe të tregojmë se nuk jemi shpallur rastësisht kampiona”, tha Iljazi. 

Skuadra e Shkëndijës renditet në pozitën e 3-të në tabelë me gjithsej 59 pikë të grumbulluara dhe në tre ndeshjet e fundit ata kanë pësuar një disfatë nga Akademija Pandev, dhe dy fitore kundër Renovës dhe Makedonija GJ.P.

Ndeshja Shkëndija – Shkupi do të zhvillohet sot me fillim nga ora 17:00 në stadiumin e qytetit të Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat