Xherdan Shaqiri asistoi, por ekipi i tij pësoi katastrofë më pas

Futboll

Xherdan Shaqiri asistoi, por ekipi i tij pësoi katastrofë më pas

Nga: Kemajl Goca Më: 8 maj 2022 Në ora: 12:46
Xherdan Shaqiri asistoi, por ekipi i tij pësoi katastrofë më pas

Xherdan Shaqirit me Chicago Fire nuk po i shkon diçka në tre javët e fundit, duke pësuar tre humbje rresht.   

Shaqiri  me ekipin e tij mbrëmë pësuan humbje të thellë me rezultat 4:1 nga Atlanta Utd, në ndeshjen e vlefshme të kampionatit amerikan në Konferencën e Lindjes. 

Shaqiri në minutën e 11-të, jashtë 16-shit, asistoi për bukuri dhe Offor shënoi për 1:1. Pas këtij goli, Chicago pëson rezultat katastrofë.

Cisneros (3', 27' e 36'), Lennon (90+1') shënuan për Atlanta Utd dhe  Offor (11') për Chicagon.

Atlanta është në vend të shtatë me 14 pikë e Chicago në fund me 10 sosh (i 14-ti). Chicago nga 10 ndeshje ka 2 fitore, 4 barazime e 4 humbje.

Shaqa u paraqit tërë takimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat