Atalanta është kthyer te fitorja në kampionatin italian

Futboll

Atalanta është kthyer te fitorja në kampionatin italian

Më: 8 maj 2022 Në ora: 15:04
Atalanta është kthyer te fitorja në kampionatin italian

Atalanta është kthyer te fitorja në kampionatin italian dhe mban gjallë shpresën për një kualifikim në kompeticionet euorpiane për sezonin e ardhshëm.

Bergamaskët, që vinin nga dy barazime radhazi në kampionat, kanë mundur 3-1 në transfertë Spezia-n e Rey manajt në javën e 36-të të Serisë A.

Berat Gjimshiti, ylli i kombëtares shqiptare, konfirmohet mbrojtës golashënues në këtë sezon. 29-vjeçari, në fakt, ka realizuar golin që ka çuar shifrat 2-1 në favorin e skuadrës së tij.

Gjimshiti ka bërë një lëvizje prej një qendërulmuesi të pastër në minutën e 73-të, duke devijuar në rrjetë me një goditje të bukur me kokë, topin e dërguar në shtyllën e dytë nga Demiral. Plot 3 gola për Beratin në këtë sezon.

Muriel ka zhbllokuar takimin në minutën e 16-të, ndërsa Verde ka barazuar përkohësisht për vendasit në minutën e 30-të. Pasalic ka realizuar golin e sigurisë për miqtë në minutën e 91-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat