​Superliga/ Ja rezultatet e të gjitha ndeshjeve nga pjesa e parë

Futboll

​Superliga/ Ja rezultatet e të gjitha ndeshjeve nga pjesa e parë

Më: 8 maj 2022 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Kanë përfunduar 45 minutat e para të të gjitha ndeshjeve të Superligës së Kosovës, të vlefshme për xhiron e 34-të.

Vetëm dy gola janë realizuar në pesë ndeshje të cila kanë filluar që të gjitha nga ora 15:00.

Gjilani është duke avancuar me epërsi minimale 1-0 në “Zahir Pajaziti” ndaj Llapit derisa golin e ka realizuar Krasniqi në minutën e parë të takimit.

Goli tjetër është realizuar në ndeshjen mes Ulpianës dhe Prishtinës në të mirë të skuadrës nga kryeqyteti. Goli erdhi në minutën e 31-të.

Ndërkohë nuk ka gola në ndeshjet e më poshtme:

Drita 0-0 Dukagjini

Feronikeli 0-0 Ballkani

Malisheva 0-0 Drenica

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat