Mësohet se kur do të bëhet zyrtare kalimi i Rudigerit te Reali

Futboll

Mësohet se kur do të bëhet zyrtare kalimi i Rudigerit te Reali

Më: 10 maj 2022 Në ora: 21:51
Mësohet se kur do të bëhet zyrtare kalimi i Rudigerit te Real

Antonio Rudiger nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Real Madridit.

Gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, njoftoi sot gjatë ditës se marrëveshja mes palëve tashmë është kompletuar.

Ai tani ka njoftuar se lajmi i është konfirmuar edhe nga burimet e klubeve.

Romano bëri të ditur gjithashtu se kjo lëvizje do të bëhet zyrtare pas përfundimit të sezonit aktual.

Rudiger me Real Madridin do të ketë kontratë të vlefshme deri në qershorin e vitit 2026.

Kujtojmë se 29-vjeçari në “Santiago Bernabeu” do të kalojë si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Chelsean skadon më 30 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat