Barcelona, gati të sakrifikojë Frenkie de Jong

Futboll

Barcelona, gati të sakrifikojë Frenkie de Jong

Më: 12 maj 2022 Në ora: 16:22
Barcelona, gati të sakrifikojë Frenkie de Jong

Sezoni 2021-2022 është në hapat e fundit dhe Barcelona tashmë duket plotësisht e zhytur në planifikimin e sezonit të ardhshëm. Xavi i ka të qarta gjërat, qoftë për emrat që duhet të largohen, por edhe pozicionet për t’u përforcuar. Projekti i tij është transferuar tashmë në Drejtorinë e Sporteve të klubit.

Trajneri nga Terrassa dëshiron ta ketë Frenkie de Jong në ekip, holandezi është lojtar titullar në projektin e tij, por klubi mirëpret largimin e mesfushorit, sepse kjo do të nënkuptonte “injeksion” të mirë parash. Vlerësimi i tij është rreth 70 milionë euro.

Klubi katalanas e ka uruar sot mesfushorin, teksa ka diskutuar për të ardhmen e tij. Në Angli, holandezin e vendosin në orbitën e Manchester United. Kontrata e Frenkie de Jong me Blaugrana-t përfundon në qershor të vitit 2026, por për shkak të problemeve ekonomike, Barcelona nuk e përjashton shitjen e tij.

Holandezi është një nga profesionistët me projeksionin më të madh dhe që po ngjall më shumë interes te klubet e tjera, veçanërisht ato angleze, holandeze dhe gjermane. Drejtuesit supozojnë se ai është një njeri i rëndësishëm në skemën e Xavit.

Gjithashtu e kuptojnë se, pikërisht për këtë arsye, ai është një lojtar me një treg të madh dhe nëpërmjet të cilit mund të fitonin një shumë të madhe parash, që do t’i lejonin të përforconin pjesa tjetër e pozicioneve që aspiron trajneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat