Tifoz i zjarrtë, gjakovari e mbulon veturën me simbolet e ngjyrat e Arsenalit

Futboll

Tifoz i zjarrtë, gjakovari e mbulon veturën me simbolet e ngjyrat e Arsenalit

Më: 13 maj 2022 Në ora: 12:24
Tifoz i zjarrtë, gjakovari e mbulon veturën me simbolet e ngjyrat e Arsenalit

Simbolet e Arsenalit e kanë mbuluar makinën e tij.

Kur hyn në veturë, gjëja e parë që bën është lëshimi i himnit të “Champions Leauge”, që prej kohësh nuk e ka përjetuar bashkë me skuadrën e tij.

Valon Bardhi nga Gjakova është kujdesur që vetura e tij të ndryshojë formën, por jo edhe ngjyrën. 

Teksa flet për momentet më të mira që i ka kaluar si tifoz i “GUNNERS”,  nuk heziton të përmend edhe “vuajtjet” që i ka shkaktuar ky ekip.

Ndër të tjera, 36-vjeçari thotë se shpesh mendonte të hiqte dorë nga ky ekip.

Sipas tij, tani vetëm një gjë i ka mbetur që të krenohet si tifoz i Arsenalit.

Bardhi shpreson që në veturën e tij të ketë mundësinë t’i shtojë kupat e ekipit të zemrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat