Prishtinë, Zagreb e në Split, filluan trazirat e futbollit në vitin 1990 dhe u shemb Jugosllavia artificiale!

Futboll

Prishtinë, Zagreb e në Split, filluan trazirat e futbollit në vitin 1990 dhe u shemb Jugosllavia artificiale!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 maj 2022 Në ora: 13:19
Me 13 maj të vitit 1990 në Maksmir

Tri ndeshje që nuk harrohen kurrë të vitit 1990, tri ndeshje që ndodhën trazirat dhe u shemb Jugosllavia artificiale.

E para, me 8 prill të vitit 1990 në stadiumin e Prishtinës, tani stadiumi “Fadil Vokrri”, pas ndeshjes Prishtina dhe Proleteri i Zrenjaninit (liga e dytë ish jugosllave), futbollistët e Prishtinës rrihen nga njësia speciale e milicisë së regjimit ish jugosllav, ndërsa mbrojtësi Gani Llapashtica përfundoi në gjendje të rëndë në spitalin e Prishtinës. 

Ndeshja kishte përfunduar baras (0:0), meqë atëkohë me rregullat e famshme, nëse ndeshja kryhet baras, luftohej me penallti se kush do të marrë një pikë.

Me 13 maj të vitit 1990, sot fiks para 32 viteve, i doli flaka Zagrebit dhe stadiumit “Maksimir”. Rrihen tifozët e Dinamos BBB dhe ata famëkeq të Cërvena Zvezdës,, “Deljija”. 

Tifozët futen në fushë, rrihen edhe me milicët e asaj kohe, në ndeshjen mes Dinamos së Zagrebit dhe Cërvena Zvezdës së Beogradit. Në këtë ndeshje Kujtim Shala nuk ishte në formacionin e Dinamos, për shkak të suspendimit. Fatmirësisht Shala nuk ishte në fushë, kushedi se çfarë do të ngjante me të.

Polici që goditi Bobanin në 13 maj 1990: “Më bindën ta qëlloja pas shpine. “E mbaj mend këtë, isha krenar që isha pjesë e asaj historie, së bashku me djemtë dhe popullin kroat. Pastaj rrezikova karrierën time, por disa të tjerë, fansat rrezikuan jetën”, ka thënë Zvonimir Boban, ish futbollist i mirënjohur.

Trazirat filluan kur huliganët serbë të udhëhequr nga krimineli i luftës Zhelko Razjnatoviq - Arkan filluan të shkatërrojnë tribunën jugore dhe më pas sulmuan spektatorët. Milicia e atëhershme nuk reagoi, kështu që “Bad Blue Boys” shkatërruan rrethojën në veri dhe hyjnë në fushë, ku ndodhi kaosi.

“Boban u kundërpërgjigj duke e goditur me këmbë në bark milicin. Për pasojë, Boban u dënua me nëntë muaj moslojë, ndërsa më vonë dënimi iu ul në katër muaj dhe trajneri Ivica Osim nuk e çoi në Botërorin e Italisë”, shkruan mes të tjera mediat kroate “Veçernj List’. “Ndeshja nuk u luajt asnjëherë dhe nga trazirat mbetën të plagosur 79 “policë” dhe 59 shikues, por fatmirësisht nuk humbi jetën askush nga tifozët. 

Milici i asaj kohe Refik Ahmetoviq, i cili goditi Bobanin, më vonë i tha Radios kroate se kolegët e tij e kishin bindur atë të vriste Bobanin. “Kur u ngrita, kolegët e mi që ishin afër më bindën që ta qëlloja pas shpine. Për ta vrarë. Nuk e bëra. Ata më bindën gjatë gjithë kohës që ai ishte atje në pistë. Josip Kuzhe e çoi në dhomat e zhveshjes. Unë i thashë: "Nëse doni të qëlloni, keni armën tuaj dhe gjuani. Unë nuk do të qëlloj" - tha ai.

Me 26 shtator të vitit 1990, digjet Flamuri ish jugosllav. Flamuri digjet në stadiumin e bukur në “Polud” të Splitit, në përballjen mes Hajdukut dhe Partizanit të Beogradit. Për Hajdukun u paraqit Ardian Kozniku. Djegia e Flamurit bëri jehonë të madhe!         

Me 17 tetor të vitit 1990, ndodhi mrekullia, luhet ndeshja revyale mes Kombëtares së Kroacisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur ende ekzistonte një farë Jugosllavie, kjo ndeshje shkakton polemika e tensione. Kroatët të vendosur, ylli nga Kosova Kujtim Shala, në formacionin e parë, kroatët fitojnë me rezultat 2:1, ndeshja u shikua nga 30 mijë shikues. Këtu u bë me dije se nuk ka më Jugosllavi!  

Para se të ndodhin këto gjërat, fitili ka nisur më herët, mos të. harrojmë se në vitin 1985, klubi i boksit Prishtina u përjashtua nga liga e parë ish jugosllave dhe Xhevdet Peci u dënua përjetë, ky i fundit e humbi durimin nga hilet e gjyqtarit famëkeq Zhivkoviq dhe e rrahu mes Podgoricës në përballjen me Buduçnostin.

Mos të harrojmë se në vitin 1987, me 20 mars kërcet grushti mes futbollistëve të Prishtinës dhe Radit (liga e parë ish jugosllave).

Grusht kërcet mes Beogradit, Saht Kelmrndi si boksier nokauton Millosh Driziqin 2 metra të Radit, e ndihmuan Xhevdet Muriqi e Abdyl Bellopoja, rrahje e madhe e pothuajse e përgjithshme në fund të ndeshjes.

Prishtina e humbi ndeshjen me 1:0. Këto janë disa nga ndeshjet që dhanë shenjat se nuk ka jetë me atë shtet artificial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat