Flamurtari arrin akordin me futbollistin e Vllaznisë

Futboll

Flamurtari arrin akordin me futbollistin e Vllaznisë

Më: 13 maj 2022 Në ora: 13:32
Flamurtari arrin akordin me futbollistin e Vllaznisë

Arrihet akordi me Abdurraman Fangajn. Në Vlorë e cilësojnë lojtar të Flamurtarit, pasi në parim gjithçka është mbyllur.

Pasi gazeta zbuloi negociatat me lojtarin e Vllaznisë, lajmi tashmë konfirmohet edhe nga vetë klubi.

Në Vlorë presin vetëm që të përfundojë “Abissnet Superiorja”, që 24-vjeçari të marrë rrugën drejt qytetit bregdetar e të kryejë procedurat kontraktuale.

“Abdurraman Fangaj është lojtar i Flamurtarit. Gjithçka është mbyllur me shkodranin. Presim të mbyllet kampionati dhe ta zyrtarizojmë në Vlorë. Është e sigurt që do luajë me ne sezonin e ardhshëm”, tha dje për “Panorama Sport” një nga drejtuesit.

Mbrojtësi e ka nisur karrierën si profesionist te Vllaznia, por kulmin e pati ato katër sezone te Laçi.

Kuqezinjtë po presin edhe një nigerian. Për të nuk jepen shumë detaje, por e thonë me siguri që edhe me të e kanë arritur një marrëveshje paraprake.

Në dëshirën e Flamurtarit janë edhe disa lojtarë të tjerë me peshë. Ata dëshirojnë që të afrojnë në Kategorinë e Parë Mentor Mazrekajn e Laçit, Jose Denison Silva dos Santos të Dinamos dhe Kreshnik Ukën e Drenicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat