Chelsea dhe Liverpoolin luftojnë sot për trofeun e FA Cup, ja formacionet e mundshme

Futboll

Chelsea dhe Liverpoolin luftojnë sot për trofeun e FA Cup, ja formacionet e mundshme

Më: 14 maj 2022 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

150 vite që nga finalja e parë e FA Cup, dy gjigantët anglezë Liverpool dhe Chelsea takohen sot në stadiumin “Wembley” për të luftuar për trofeun e kësaj gare.

Në rrugëtimin deri në finale, Chelsea në çerekfinale e mposhti 2:0 Middlesbrough, kurse në gjysmëfinale e eliminoi skuadrën e Crystal Palace me rezultat të njëjtë 2:0.

Në anën tjetër, Liverpooli në çerekfinale e eliminoi Nottingham Forest me rezultat minimal 1:0, kurse në gjysmëfinale e eliminoi Manchester Cityn me rezultat 3:2.

Ky është takimi i dytë i këtyre dy skuadrave në një finale angleze, ku Liverpooli e mposhti Chelsean në finale të Carabao Cup të këtij sezoni, përmes penalltive të cilat përfunduan 11:10 për “Të Kuqtë”.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Chelsean nuk do të paraqiten Chilwell dhe Hudson-Odoi, kurse te Liverpooli mungon vetëm Fabinho.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Chelsea (3-4-1-2): Mendy; Azpilicueta, Silva, Rudiger; James, Jorginho, Loftus-Cheek, Alonso; Mount; Havertz, Lukaku

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Thiago, Henderson, Keita; Mane, Diaz, Salah

17:45 Chelsea - Liverpool (Stadiumi Wembley)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat