Perishiq te Chelsea? Ja çfarë thonë mediat italiane

Futboll

Perishiq te Chelsea? Ja çfarë thonë mediat italiane

Më: 14 maj 2022 Në ora: 14:18
Perisic

Anësori i Interit, Ivan Perisic, është duke u lidhur me një transferim të mundshëm te Chelsea, por “Gazzetta” dhe “Tuttosport” raportojnë se kroati ende nuk ka arritur marrëveshje me “Blutë”.

“Sportsmediaset” raportoi dje se Perisic veçse ka arritur marrëveshje personale me gjigantin e Premier Ligës për tu transferuar si lojtar i lirë gjatë kësaj vere. 

Sidoqoftë, sipas “Gazzetta” dhe “Tuttosport”, Chelsea nuk është afër që të arrijë marrëveshje me anësorin e Interit, por “Tuttosport” raporton se “Nerazzurët” janë të bindur se do kroati do të rinovojë me ta, kurse “Gazzetta” raportohn se Perisic dëshiron të largohet me çdo kusht nga klubi gjatë kësaj vere.

“Gazzetta” këmbëngul se Juventusi është ndër skuadrat e interesuara për 33 vjeçarin, megjithëse burime pranë “Zonjës së Vjetër” e mohojnë interesimin e klubit.

Newcastle ka ofruar paratë që kërkon Perisic, por kroati synon të vazhdojë të luajë futboll në Ligën e Kampionëve dhe nuk është i bindur për t'iu bashkuar klubit anglez.

Perisic është i pakënaqur me mënyrën se si janë zhvilluar bisedimet me “Nerazzurrët”, pasi që 33 vjeçari dëshiron një kontratë të re prej gjashtë milionë euro në vit deri në vitin 2024, por Interi nuk do të ofrojë më shumë se 4.5 milionë euro në sezon për dy vitet e ardhshme.

Perisic shprehu zhgënjimin e tij pasi shënoi dy gola vendimtar në finalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit të mërkurën, duke akuzuar Interin se priti shumë gjatë përpara se të bënte një ofertë për vazhdimin e kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat