Skuadra shqiptare bën mrekulli, Vardari i Shkupit i shokuar 

Futboll

Skuadra shqiptare bën mrekulli, Vardari i Shkupit i shokuar 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 maj 2022 Në ora: 19:16
Skuadra shqiptare bën mrekulli, Vardari i Shkupit i shokuar 

Skuadra shqiptare, Voska Sport nga Ohri, debutues në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut, Grupit i Perëndimit, siguron vizën për në play-off, për të kërkuar një vend në elitën e futbollit.   

Voska Sport barazoi me rezultat 1:1 kundër Sileksit në Kratovë, pikë e mjaftueshme për të siguruar vendin e dytë. 
Voska kaloi në epërsi me golin e Riste Ilijovskit në minutën e 51-të, por Tanushev barazoi në minutën e 75-të 

Klubi më i trofeshëm në Maqedoni, Vardari i Shkupit, është i shokuar, mbetet në vend të tretë dhe në ligë të dytë. “Vardarët” sot luajtën baras (1:1) ndaj Korabit në Dibër.

Korabi, Veleshta dhe Kadino nga sezoni i ardhshëm kalojnë në një rang më të ulët, Sileksi rikthehet në elitë.

Tabela: Sileksi 66 pikë, Voska 59, Vardari 56, Gostivari 37, Teteksi 36, Besa 35, Ohrid 32, Korabi 27, Veleshta 18, Kadino 7

Rezultatet 

Sileksi - Voska Sport 1:1
Korabi – Vardari 1:1
Ohrid – Teteksi 2:0
Besa - Kadino 7:2
Veleshta – Gostivari 1:2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat