Dy binjakët futbollistë humbin jetën në një aksident

Futboll

Dy binjakët futbollistë humbin jetën në një aksident

Më: 15 maj 2022 Në ora: 11:22
Dy binjakët futbollistë humbin jetën në një aksident

Futbolli argjentinas është në zi teksa në një aksident rrugor të shtunën, humbën jetën dy binjakë futbollistë.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarët Ariel dhe Maxi Rolon teksa makina në të cilën udhëtonin pasi humbi kontrollonin u përplas me pemën.

Goditje së cilës për fatin e keq dy binjakët nuk mundën t’i mbijetonin.

Sa i takon karrierës së tyre, mëi famshmi ishte Maxi Rolon i cili për gjashtë vite ka qenë pjesë e Barcelonës B, madje klubi katalanas reagoi për aksidentin të cilin u përfshi ish-futbollisti i tyre duke shprehur keqardhjen në rrjetet sociale.

Së fundmi, Maxi ishte pjesë e Atletico Union Casildense, ekip që bënte pjesë në një turne regjional në Argjentinë. Sakaq, Ariel Rolon aktivizohej në radhët e Huracan di Chabas.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat