Ultrasit e Romës bëjnë thirrje: Tregoni respekt për qytetin e Tiranës

Futboll

Ultrasit e Romës bëjnë thirrje: Tregoni respekt për qytetin e Tiranës

Më: 15 maj 2022 Në ora: 12:24
Ultrasit e Romës bëjnë thirrje: Tregoni respekt për qytetin e Tiranës

Tirana do të presë më 25 maj finalen e parë të Ligës së Konferencës.

Roma dhe Fejnordi do të sfidojnë njëri-tjetrin në “Air Albania” për të marrë në duart e tyre trofeun. Në kryqytetin e Shqipërisë pritet të mbërrijnë rreth 90 mijë tifozë, ndër të cilët 70 janë mbështetës të Romës.

Tifozeria verdhekuqe po organizohet për finalen që do të zhvillohet në vendin tonë, ndërsa së fundmi ka shpërndarë edhe rregullat që do të duhet të ndiqen nga çdo person që do të vijë në Tiranë.

Ultrasit e skuadrës italiane meritojnë duartrokitje, teksa në rregulloren e tyre u kërkojnë të gjithë anëtarëve që të tregojnë respekt për kryeqytetin e vendit tonë.

Rregullat e ultrasve të Romës:

Shmangi shëtitjet të vetëm ose në grupe të vogla.

Mos merrni flamuj ose pankarta personale. Materialet do t’ju ofrohen në vend.

Vendi i takimit nga ku do të nisemi për në stadium do t’ju komunikohet në vazhdim.

Tregoni respekt për qytetin që ju mirëpret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat