Barcelona afër arritjes së marrëveshjes me Neves

Futboll

Barcelona afër arritjes së marrëveshjes me Neves

Më: 16 maj 2022 Në ora: 16:48
Ruben Neves.

Barcelona është afër të arrijë marrëveshje me mesfushorin e Wolves, Ruben Neves.

Neves ka kontratë me Wolves deri në vitin 2024, por së fundmi është i lidhur me një largim të mundshëm nga ekipi anglez.

Sipas ‘Diario Sport’, Barcelona është afër një marrëveshjeje të mundshme për mesfushorin e Wolves, Ruben Neves.

Neves është objektivi më i arritshëm i mesfushës së Barçës për momentin, me Aurélien Tchouaméni të Monacos dhe Martin Zubimendi të Real Sociedad gjithashtu në listën e tyre të ngushtë.

Në 32 paraqitje në Premier Ligë ai ka shënuar katër gola dhe dhuruar dy asistime.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat