Dy penallti të humbura, një karton i kuq, dy dëmtime…

Futboll

Dy penallti të humbura, një karton i kuq, dy dëmtime…

Më: 18 maj 2022 Në ora: 13:58
Dy penallti të humbura, një karton i kuq, dy dëmtime…

Nuk do të ketë një derbi të Parisit mes PSG-së dhe Paris FC në elitën e futbollit francez, Ligue 1, as gjatë sezonit 2022-2023. Nëse PSG vazhdon të jetë skuadra për t’u mundur në kampionatin elitar të Francës, Paris FC u ndal përsëri në play-off, duke humbur sërish mundësinë për t’u ngjitur në Ligue 1.

Kjo skuadër mori shumë vëmendje gjatë vitit 2020, pas Fondi i Bahreinit mori përsipër financimin e saj. Mbërriti për herë të tretë në play off-in e Ligue 2 në katër sezonet e fundit, por u eliminua që në raundin e parë. Përvoja e kundërshtarit edhe në këtë rast bëri diferencën.

Sigurisht që ndeshja që eliminoi Paris FC nuk ishte normale. Ndaj Sochaux, që u kualifikua për në raundin tjetër, parizienët shfaqën shumë probleme.

Në minutën e katërt, Paris FC pati një shans për të kaluar në avantazh, por Name gaboi nga 11 metra distancë.

Paris FC megjithatë e gjeti golin e 1-0 me prekjen e Siby: entuziazëm i madh, por ende kishte ende lojë. Penalltia e dytë e ditës, e fishkëllyer në 14′ për një faull të Aaneba, nuk e mbylli lojën: Alfarela ashtu siç ndodhi më herët me shokun e tij të skuadrës, gaboi. Numri 25 i Paris FC zgjodhi këndin e majtë, por goditi jashtë. Terreni i keq nuk lejonte një futboll cilësor, gabimet nga skuadra pariziene ishin të shumta.

Dita e mallkuar nuk u mbyll me dy penalltitë e gabuara: Name, ndoshta për shkak të kushteve të këqija të terrenit, rrëshqiti fort në mesfushë, duke shkaktuar një faull të rëndë. Arbitri i nxjerr kartonin e kuq pas dy të verdhëve.

Në epërsi, me dy penallti të humbura dhe me një lojtar më pak, Paris FC iu dëmtuan edhe dy lojtarë të rëndësishëm, Lopez e Bamba.

I shkatërruar nga faktorët negativë, skuadra vendase pësoi dy gola, një në fundin e pjesës së parë (Ambri) dhe tjetrin në kohën shtesë (Teixeira Maxime). Më ters se kaq nuk mund të shkonte.

Trajneri i Paris FC, Thierry Laurey, e kishte të vështirë të fliste për këtë disfatë:

“Name kishte marrë një karton të verdhë, duhet ta kishte kontrolluar veten. Nuk e di se si arritëm ta humbnim një ndeshje të tillë, kishim gjithçka në dorë. Pas 15 minutash, loja duhej të ishte mbyllur. Do të përpiqemi të përmirësohemi më tej për sezonin e ardhshëm. Na mungon profesionalizmi ndonjëherë.”

Një lojë që mund të kishte përfunduar lehtësisht 4-0 në pjesën e parë, u humb 2-1. Ëndrra, edhe një herë, shtyhet për vitin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat