Vllaznia shpallet kampione e Shqipërisë për herë të nëntë

Futboll

Vllaznia shpallet kampione e Shqipërisë për herë të nëntë

Më: 18 maj 2022 Në ora: 18:25
Vllaznia shpallet kampione e Shqipërisë për herë të nëntë

Vllaznia për femra është zyrtarisht kampione e Shqipërisë në futbollin e femrave edhe për edicionin futbollistik 2021-2022.

Vajzat kuqeblu e mbyllën kampionatin në kuotën e 58 pikëve pas 22 javëve të zhvilluara, me 19 fitore dhe vetëm një barazim, ndaj Apolonisë së vendit të dytë.

Kampionet e Shqipërisë e siguruan titullin një javë më parë, teksa ditën e sotme luajtën edhe ndeshjen e fundit të këtij sezoni ndaj Skënderbeut, që përkoi edhe me përfundimin e kampionatit për këtë edicion.

Ndaj juglindoreve, Vllaznia nuk e diskutoi fitoren, duke trimfuar me shifrat 6-0, me dy gola të realizuar në pjesën e parë e golat e tjerë në fraksionin e dytë.

Në ceremoninë e zhvilluar në fund të sfidës, anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, Anila Basha, i dorëzoi trofeun ekipit të Vllaznisë.

Ky ishte edicioni i nëntë radhazi që vajzat kuqeblu fitojnë titullin kampion të Shqipërisë në futbollin e femrave.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat