Verratti: Tifozët kanë të drejtë të fërshëllejnë

Futboll

Verratti: Tifozët kanë të drejtë të fërshëllejnë

Më: 18 maj 2022 Në ora: 19:01
Verratti: Tifozët kanë të drejtë të fërshëllejnë

Marco Verratti ka dhënë një intervistë për Le Parisien, në të cilën ka folur për protestat e tifozëve pas eliminimit të skuadrës në Champions League.

“Tifozët kanë të drejtë të fërshëllejnë, por jo gjatë ndeshjes. Gjatë ndeshjes duhet të jemi të gjithë të bashkuar. Ndonjëherë dukej sikur nuk po luanim në shtëpi, është e vështirë ta kuptoj”, ka thënë Verratti.

“Na duhen tifozët dhe ka mënyra të tjera për të shprehur zemërimin. Mund të flasim, për shembull”, ka thënë mesfushori italian.

“Para se të luaja futboll, isha tifoz i Pescara-s”, ka shtuar Verratti. “Nuk kemi fituar kurrë një kampionat, kemi luftuar gjithmonë për të mos rënë nga kategoria, por jam argëtuar edhe pse humbnim shpesh.

“Mendoj se zemërimi i tyre nuk ka lidhje vetëm për rezultatet. Real Madrid ka sjellë në sipërfaqe gjithë këtë sepse në fillimin e sezonit kishte shumë pritshmëri.

“Leonardo dhe Nasser Al-Khelaïfi kanë marrë lojtarë të mëdhenj; sot është faji i tyre pse kemi dështuar? Kështu është shumë e lehtë…”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat