Eintracht Frankfurti fiton Europa League, festë e çmendur

Futboll

Eintracht Frankfurti fiton Europa League, festë e çmendur

Nga: Kemajl Goca Më: 18 maj 2022 Në ora: 21:46
Eintracht Frankfurti fiton Europa League, festë e çmendur

(E plotësuar) - Eintracht Frankfurti është fitues i Europa League!  

Gjermanët u treguan më të mirë me penallti, duke e mposhtur me rezultat 5:4 skuadrën skoceze Rangers, në finalen e madhe që u zhvillua në një atmosferë spektakolare në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilla.

Finalja në kohën e rregullt përfundoi baras (1:1) por as vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk sollën ndryshim rezultati.

Image

Nuk munguan rastet por portierët qoftë të njërës palë dhe skuadrës tjetër, ishin në nivel të detyrës.  

Në minutën e 57-të, Joe Aribo (Rangers) nga rreth 15-16 metra godet fortë e përtokë duke shënuar në këndin e poshtëm të këndit të djathtë. Ky gol bie duke iu falënderuar edhe gabimit të mbrojtjes së Eintracht Frankfurtit.

Kamada i Eintracht del vetëm me portier dhe çuditërisht gjuan mbi portë pikërisht në minutën e 67-të.

Pas dy minutave, në minutën e 69-të, futbollisti Borre nuk u mbulua mirë nga mbrojtja e skuadrës skoceze duke shënuar nga afërsia për rezultatin 1:1. 

Image

Në minutën e 120-të, portieri Kevin Trapp shpëton gol të sigurt, duke e ndal gjuajtjen e futbollistit Ryan Kent (Rangers). Kent nga afërsia humbi rastin më të mirë!

Image

Nga penalltitë, për Rangers shënuan James Tavernier, Steven Davis, Scott Arfield, Kemar Roofe; dështoi Aaron Ramsey dhe për Eintracht Frankfurtin Christopher Lenz, Ajdin Hrustiç, Daichi Kamada, Filip Kostiq e Rafael Borre.

Eintracht - Rangers 1:1 – 5:4 me penallti

Stadiumi “Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilla.
Shënues: Borre (69’) - Aribo (57’).
Kartona të verdhë: Aribo, Wright.
Eintracht Frankfurt: Trapp - Toure, Tuta (Hasebe 59’), Ndicka (Lenz 100’) – Rode (Jakiq 90’), Sow (Hrustiç 106’), Knauff, Kostiq, Lindström (Hauge 72’), Kamada – Borré.
Rangers: A. McGregor - Lundstram, Goldson, Bassey - Tavernier, Jack (Davis 75’), Kamara (Arfield 91’), Barishiq, S. Wright (Sakata 75’ – Ramsey 117’), Kent – Aribo (Sands 101’).
/////////////////////////////////////////////////

Penalltitë vulosin kampionin e Europa League.

Në minutën e 120-të, portieri Kevin Trapp shpëton gol të sigurt, duke e ndal gjuajtjen e futbollistit Ryan Kent (Rangers).

Eintracht - Rangers 1:1
Stadiumi “Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilla.
Shënues: Borre (69’) - Aribo (57’).
Kartona të verdhë: Aribo, Wright.
Eintracht Frankfurt: Trapp - Toure, Tuta (Hasebe 59’), Ndicka (Lenz 100’) – Rode (Jakiq 90’), Sow (Hrustiç 106’), Knauff, Kostiq, Lindström (Hauge 72’), Kamada – Borré.
Rangers: A. McGregor - Lundstram, Goldson, Bassey - Tavernier, Jack (Davis 75’), Kamara (Arfield 91’), Barishiq, S. Wright (Sakata 75’ – Ramsey 117’), Kent – Aribo (Sands 101’).

117' Pak minuta lojë deri në fund.

113' Ndeshja po shkonn drejt penalltive!?

107' Rangers mjaft i rrezikshëm për skuadrën gjermane.

Përfundon pjesa e parë e vazhdimeve.

105' Baras, 1:1.

100’ Dy gola, dy kartona të verdhë, rezultati 1:1.

Eintracht - Rangers 1:1

Stadiumi “Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilla.
Shënues: Borre (69’) - Aribo (57’).
Kartona të verdhë: Aribo, Wright.
Eintracht Frankfurt: Trapp - Toure, Tuta (Hasebe 59’), Ndicka – Rode (Jakiq 90’), Sow, Knauff, Kostiq, Lindström (Hauge 72’), Kamada – Borré.
Rangers: A. McGregor - Lundstram, Goldson, Bassey - Tavernier, Jack (Davis 75’), Kamara (Arfield 91’), Barishiq, S. Wright (Sakata 75’), Kent – Aribo.

94' Lojë e pëlqyeshme, Rangers po tenton të shënojë.

91' Fillon pjesa e parë e vazhdimeve.

Ndeshja shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

90' Nuk ka ndryshim rezultati.

85' Finale e luftuar.

82' A po shkon finalja e Europa League drejt vazhdimeve?

77’ Dy gola e shumë raste, rezultati 1:1. 

Eintracht - Rangers 1:1
Stadiumi “Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilla.
Shënues: Borre (69’) - Aribo (57’).
Kartona të verdhë: Aribo, Wright.
Eintracht Frankfurt: Trapp - Toure, Tuta (Hasebe 59’), Ndicka - Rode, Sow, Knauff, Kostiq, Lindström (Hauge 72’), Kamada – Borré.
Rangers: A. McGregor - Lundstram, Goldson, Bassey - Tavernier, Jack (Davis 75’), Kamara, Barishiq, S. Wright (Sakata 75’), Kent – Aribo.

69' Eintracht barazon rezultatin 1:1. Autor i golit Borre, i cili nga afërsia realizon.

67’ Rangers po lufton me mish e më shpirt. Kamada i Eintracht del vetëm me portier dhe çuditërisht gjuan mbi portë. 

Eintracht - Rangers 1:1
Stadiumi “Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilla.
Shënues: Aribo (57’).
Kartona të verdhë: Aribo.
Eintracht Frankfurt: Trapp - Toure, Tuta (Hasebe 59’), Ndicka - Rode, Sow, Knauff, Kostiq, Lindström, Kamada – Borré.
Rangers: A. McGregor - Lundstram, Goldson, Bassey - Tavernier, Jack, Kamara, Barishiq, S. Wright, Kent – Aribo.

63' Skuadra gjermane në presion të madh.

59' Lojë e bukur e me raste.

Eintracht - Rangers 0:1
Shënues: Aribo (57’).
Stadiumi “Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilla.
Eintracht Frankfurt: Trapp - Toure, Tuta, Ndicka - Rode, Sow, Knauff, Kostiq, Lindström, Kamada – Borré.
Rangers: A. McGregor - Lundstram, Goldson, Bassey - Tavernier, Jack, Kamara, Barishiq, S. Wright, Kent – Aribo.

57' Joe Aribo (Rangers) nga rreth 15-16 metra godet fortë e përtokë duke shënuar në këndin e poshtëm të këndit të djathtë. Ky gol bie duke iu falënderuar edhe gabimit të mbrojtjes së Eintracht Frankfurtit.

57' Rangers në epërsi me 0:1.

55' Joe Aribo jep një pasim për Ryan Kent (Rangers), por ai bën një përpjekje të dobët nga brenda 16-shit, godet jashtë shtyllës së djathtë.

49' Jesper Lindstrom (Eintracht Frankfurt) gjuan jashtë zonës, fat i madh për Rangers, topi shkon përskaj shtyllës së djatthtë pingule.

Një mundësi për të shënuar nga këndi për Eintracht Frankfurt. 46' Lojë e mirë nga të dy palët.

Përfundon pjesa e parë.

45' Kjo do të jetë finalja e katërt për Eintracht Frankfurt dhe kërkon trofeun e dytë në këtë kompeticion pas 42 vitesh.

Nga ana tjetër, finalja e pestë europiane për Rangers, që kërkon të koleksionojë një trofe të rëndesishëm në kontinentin e vjetër.

Eintracht - Rangers 0:0

Stadiumi “Ramon Sanchez Pizjuan” në Sevilla.

Eintracht Frankfurt: Trapp - Toure, Tuta, Ndicka - Rode, Sow, Knauff, Kostiq, Lindström, Kamada – Borré.
Rangers: A. McGregor - Lundstram, Goldson, Bassey - Tavernier, Jack, Kamara, Barishiq, S. Wright, Kent – Aribo.

37' Rangers pati mundësi të mirë, por portieri i Eintracht Trapp me maje të gishtërinjve dëbon topin në korne.

43' Nuk ka gola ende.

40' Të dy ekipe po tregojnë lojën e tyre, nuk mungojnë rastet por nuk ka ende gola.

30' Rangers në presion të madh.

 27' Eintracht më i mirë.

20' Rasti ideal për Eintracht-in por portieri i Rangers McGregor është hero që nuk bie goli. Ai mbrojti goditjen e fortë të Ansgar Knauff.

17’ Lojë me rivalitet, Eintracht ka shtruar presionin.

Eintracht - Rangers 0:0

Eintracht Frankfurt: Trapp - Toure, Tuta, Ndicka - Rode, Sow, Knauff, Kostiq, Lindström, Kamada – Borré.
Rangers: A. McGregor - Lundstram, Goldson, Bassey - Tavernier, Jack, Kamara, Barisic, S. Wright, Kent – Aribo.

12' Sow i Frankfurtit gjuan nga distanca por nuk e befason portierin e skuadrës skoceze.

11' Të dy ekipet synojnë golin.

7' Të dy ekipet po luajnë me kujdes të shtuar.

3’ Nuk ka ende gola.

Finalja e Europa League, mes Eintracht Frankfurt dhe ran gers, po zhvillohet me rivalitet.

Eintracht - Rangers 

Eintracht Frankfurt: Trapp - Toure, Tuta, Ndicka - Rode, Sow, Knauff, Kostiq, Lindström, Kamada – Borré.
Rangers: A. McGregor - Lundstram, Goldson, Bassey - Tavernier, Jack, Kamara, Barisic, S. Wright, Kent – Aribo.
 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat