Gravina shuаn shpresat e italianëve

Futboll

Gravina shuаn shpresat e italianëve

Më: 18 maj 2022 Në ora: 23:12
Gravina shuаn shpresat e italianëve

Gabriele Gravina, shefi i Federatës së Futbollit të Italisë, ka shuar çdo shpresë që tifozët e Italisë kishin për për një vend në Kupën e Botës 2022.

Skuadra e Roberto Mançinit pësoi një disfatë shokuese nga Maqedonia e Veriut në play-off, por të hënën, ish-anëtari i komitetit CONI, Franco Kimenti tha se Italia ka ende një shans për shkak të mundësisë që Ekuadori mund të përjashtohet.

Amerikanët e Jugut janë nën hetim për falsifikimin e dokumenteve të një prej lojtarëve dhe, në rast përjashtimi, Kimenti tha se FIFA do të pranonte kombëtaren e renditur më lartë që nuk u kualifikua, e që në këtë rast është Italia. Megjithatë, Gravina tha se, pasi ka folur me organin qeverisës të futbollit botëror, ai është siguruar që nuk është kështu.

I pyetur në këshillin federal në Romë se cilat ishin shanset që Italia të ripranohej në Kupën e Botës, ai u përgjigj: “Zero”.

“Evropa ka 13 vende në dispozicion dhe ato janë zënë.

Nëse një vend bëhet i disponueshëm në Amerikën e Jugut, ai do t’i shkonte një kombi të Amerikës së Jugut. Ne kemi folur me FIFA-n dhe përgjigja ishte krejtësisht negative”, bëri të ditur Gravina.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat