Zikaltërit sakrifikojnë një për të shpëtuar katër

Futboll

Zikaltërit sakrifikojnë një për të shpëtuar katër

Më: 20 maj 2022 Në ora: 11:30
Zikaltërit sakrifikojnë një për të shpëtuar katër

“Corriere dello Sport” ka publikuar një lajm në të cilin ka trembur tifozët e Interit.

Sipas prestigjiozes italiane, Alessandro Bastoni do të jetë i sakrifikuari i ekipit zikaltër, në kuadër që të shpëtojnë katër të tjerë. Tottenham dhe Conte po kërkojnë me ngulmë Bastonin, të cilin e shohin si një dyshe perfekte në mbrojtje bashkë me Romeron.

Interi kërkon minimalisht 70 milionë euro për mbrojtësin e talentuar italian, i cili para pak ditësh u cilësua nga Chiellini si mbrojtësi më i mirë pas tij.

Nëse Bastoni sakrifikohet në merkaton e verës, atëherë Lautaro, Brozovic, Barella dhe Skriniar do të qëndroj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat