Nesër në Strumicë, në orën 17.00 në stadiumin “Blagoj Istatov”, do të luhet ndeshja mes skuadrës shqiptare Voska Sport e Ohrit dhe asaj maqedone Tikveshi nga Kavadari.
Ndeshje finale e play-off-it, Voska me fitore ngritët në elitë e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Trajneri i TIkveshit. Vllatko Kostov, në një formë i frikësohet ekipit shqiptar.
“Sigurisht që ne e respektojmë kundërshtarin tonë, por për ne nesër opsioni i vetëm është fitorja.
Nuk do të jetë lehtë, por në futboll asgjë nuk është kurrë e lehtë. Ne e dimë se çfarë na pret dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë për të arritur qëllimin.
I bëjmë thirrje të gjithë tifozëve tanë që nesër të vijnë në Strumicë dhe të na përkrahin në duelin kundër Voska Sport”, ka thënë mes të tjera Kostov për “Sportmedia”.