Mrekulli, 11 skuadra shqiptare në garat evropiane, tri në Champions League

Futboll

Mrekulli, 11 skuadra shqiptare në garat evropiane, tri në Champions League

Nga: Kemajl Goca Më: 21 maj 2022 Në ora: 17:37
Ballkani

Edhe në edicionin 2022-2023 do të kemi 11 skuadra shqiptare në garat evropiane në futboll, sikurse në edicionin që po e lamë pas!

Nga 11 skuadra, 10 prej tyre dihen cilat do të janë në Kupat Evropiane. 

Tri prej tyre janë në rrethin e parë kualifikues të Champions League, kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, pastaj Tirana kampion i Shqipërisë dhe Shkupi kampion i Maqedonisë së Veriut.

Në garat evropiane (Europa League e Conference League), Kosova përfaqësohet me Gjilanin, Dritën e Gjilanit dhe Llapin e Podujevës.

Vizën e kanë siguruar edhe skuadra shqiptare e Malit të Zi, Deçiqi i Tuzit, po ashtu nga Maqedonia e Veriut Shkëndija e Tetovës.

Shqipëria përfaqësohet me Laçin,  Partizanin e Tiranës, nuk dihet ende Vllaznia apo Kukësi do të shkojnë në Evropë!

Nëse Vllaznia sot përfundon në vend të katërt, do të sigurojë vizën pavarësisht rezultatit në finale të Kupës së Shqipërisë.

Nëse Kukësi përfundon në vend të katërt, atëherë Vllaznia duhet të kërkojë Kupën dhe përmes saj vizën në Evropë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat