Ramadani: Deri tani asnjë zyrtar i Gjilanit nuk më ka telefonuar

Futboll

Ramadani: Deri tani asnjë zyrtar i Gjilanit nuk më ka telefonuar

Më: 21 maj 2022 Në ora: 19:23
Ramadani: Deri tani asnjë zyrtar i Gjilanit nuk më ka telefonuar

Humbja me rezultatin 3:1 ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, sipas trajnerit të Egnatias, Zekirija Ramadanit ka ndodhur për shkak të mungesës së përqendrimit.

Duke folur në emisionin “Gol pas Goli” tekniku theksoi se vëmendja e ekipit të tij është e gjitha te takimi i play-out, në mënyrë që të shpëtojnë sezonin.

Ndërsa sa i përket të ardhmes Ramadani theksoi se do jetë në krye të ekipit rrogozhinas deri në fund të këtij sezoni, ndërsa më pas do të flasë me presidentin e Egnatias.

Humbja: “Mendoj se përqendrimi ndikoi te humbja, bëmë një ndeshje të mirë, dhamë maksimumin. Vllaznia ka tjetër objektiv ka Europën dhe ndaj bën ndeshje më të mira. Për ne finalja në play-out është ndeshja më e rëndësishme e sezonit dhe besoj deri të hënën tjetër do jemi në formën e duhur.”

Kontrata me Egnatian: “Është deri në fund të këtij kampionati, pas kësaj do flas me presidentin. Sa i përket fjalëve, janë thjesht lajme, deri tani asnjë zyrtar i Gjilanit nuk më ka telefonuar".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat