Gjimshiti dhe Asllani do të përballen me njëri-tjetrin

Futboll

Gjimshiti dhe Asllani do të përballen me njëri-tjetrin

Më: 21 maj 2022 Në ora: 20:31
Shqiptarët e Serie A në fushë, për disa mund të jetë ndeshja e fundit

Seria A luan javën e fundit të saj për këtë sezon, me tre skuadra që zbresin në fushë ditën e sotme.

Në Bergamo do të ketë një duel shqiptarësh, me Atalanta-Empoli, ku vendasve i duhet një fitore për të siguruar një vend në Europë.

Gjimshiti dhe Asllani do të përballen me njëri-tjetrin në këtë sfidë.

Lacio pret në Romë Veronën, në një sfidë që nuk ka shumë vlerë. Gjithsesi, në portën e vendasve do jetë gardiani kuqezi, Thomas Strakosha, i cili mund të luajë ndeshjen e tij të fundit me skuadrën laciale.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, është Fiorentina-Juventus, me bardhezinjtë që i kanë arritur objektivat, ndërsa skuadra e drejtuar nga Vinçenzo Italiano do të kërkojë tre pikët për të siguruar pjesëmarrjen në Europë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat