Xhaka 63 minuta, Arsenali shkatërron Evertonin 

Futboll

Xhaka 63 minuta, Arsenali shkatërron Evertonin 

Nga: K.G. Më: 22 maj 2022 Në ora: 18:52
Xhaka 63 minuta, Arsenali shkatërron Evertonin 

Arsenali me lehtësi e ka mposhtur me rezultat 5:1 Evertonin, në takimin e javës së 38-të të Premier League. 

Futbollisti Granit Xhaka u paraqit 63 minuta duke treguar lojë të mirë.

Për Arsenalin shënuan Martinelli (27'-nga penalltia), Nketiah (31'), Cedric (56'), Gabriel (59'), Odegaard (82') dhe për Evertoni van de Beek (45+3').

Arsenali renditet në vend të 5-të me 59 pikë dhe mbetet jashtë garave të Champions League dhe Everton është i 17-ti me 39 sosh.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat