Giresse publikon listën e futbollistëve të Kosovës për ndeshjet e qershorit 

Futboll

Giresse publikon listën e futbollistëve të Kosovës për ndeshjet e qershorit 

Më: 24 maj 2022 Në ora: 11:33
Giresse publikon listën e futbollistëve të Kosovës për ndeshjet e qershorit 

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për katër ndeshjet e muajit qershor në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 2 të Ligës C, teksa ndeshjen e parë e zhvillojnë si mysafirë në Larnaca kundër Qipros, më 2 qershor në orën 18:00.

Më pas, Kosova dy ndeshjet e radhës i zhvillon në ‘Fadil Vokrri’ kundër Greqisë, më 5 qershor dhe kundër Irlandës së Veriut, më 9 qershor, teksa në fund luan si mysafire në Greqi më 12 qershor.

Grumbullimi i kombëtares për këto ndeshje fillon më 27 maj.

Lista:

Arjanet Muriç (Adana Demirspor), Samir Ujkani (Empoli), Visar Bekaj (Tirana), Mërgim Vojvoda (Torino), Lirim Kastrati (UJpest), Fidan Aliti (Zurich), Mirlind Kryeziu (Zurich), Amir Rrahmani (Napoli); Benjamin Kololli (Shimizu); Edvin Kurtulus (Hammarby), Ibrahim Dresheviq (Heerenveen), Betim Fazliji (St. Gallen), Valon Berisha (Reims); Florent Muslija (Paderborn); Florian Loshaj (Cracovia), Blendi Idrizi (Schalke); Toni Domgjoni (Vitesse), Edon Zhegrova (Lille), Milot Rashica (Norwich), Donat Rradhani (Aarau); Emir Sahiti (Hajduk), Arbër Zeneli (Reims), Zymer Bytyqi (Konyasor) dhe Vedat Muriqi (Mallorca),

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat