Di Maria është emri më i lakuar i javës së fundit

Futboll

Di Maria është emri më i lakuar i javës së fundit

Më: 24 maj 2022 Në ora: 12:15
Di Maria është emri më i lakuar i javës së fundit

Angel di Maria është emri më i lakuar i javës së fundit në shtëpinë e Juventusit.

Sulmuesi, të cilit i ka skaduar kontrata me PSG-në, është në kërkim të një tjetër klubi për të vazhduar karrierën e tij, ashtu si bardhezinjtë që kërkojnë të kompletojnë repartin e tyre ofensiv dhe të dyja palët duket se janë në drejtimin e duhur për të bashkuar rrugët.

7 milionë euro në sezon plus bonuset, është oferta e torinezëve për një kontratë 1- vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit në bazë të kushteve të dakordësuara mes tyre.

34-vjeçari nga ana tjetër ka hequr dorë nga pretendimet fillestare prej 9 milionë eurosh dhe është bindur që Juventusi të jetë e ardhmja e tij, pas zhgënjimit që mori nga francezët, të cilët nuk i propozuan zgjatjen e kontratës.

Di Maria kërkon t’u provojë të gjithëve dhe më së shumti PSG-së se mund të jetë akoma vendimtar në një klub europian të madh dhe “Zonja” është ambienti ideal.

E të njëjtit mendim është edhe bashkëshortja e argjentinasit që në postimin e përshëndetjes për miqtë e saj nga Parisi, nuk ka lënë pa thumbuar klubin parisien duke dhënë sinjale edhe për hapin e radhës.

“E lëmë këtë vend në paqe, duke e ditur se për sa kohë Angel ishte këtu ka marrë të gjithë dashurinë e tifozëve dhe të atyre që vërtet e donin dhe e vlerësuan atë që ai dha.

Im shoq flet me këmbë, me lojën e tij, me asiste e gola dhe mbi të gjitha me trofe. E ka treguar këtë në çdo klub që ka qenë dhe do të vazhdojë të ndriçojë kudo që të shkojë.

Askush nuk ka arritur asnjëherë të zbehë shkëlqimin e tij dhe tani një klub i madh do të ketë mundësinë ta shijojë”, kanë qenë ndër të tjera fjalët e Horgelina Kardozos, një sinjal për Juven, një nga klubet më të mëdha të Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat