Cana: Si lacial që jam, nuk mund të bëj dot tifo për Romën

Futboll

Cana: Si lacial që jam, nuk mund të bëj dot tifo për Romën

Më: 24 maj 2022 Në ora: 14:47
Cana: Si lacial që jam, nuk mund të bëj dot tifo për Romën

Jemi shumë pranë finales së parë të Conference League mes Romës dhe Feyenoord e cila do të luhet në Tiranë.

Paraditen e sotmë në Sheshin “Skëndërbje”, Lorik Cana ishte prezent në ceremoninë e prezantimit të trofeut.

Gjatë një interviste për Supersport, ish-kapiteni i Kombëtares u shpreh se duke qenë se ka luajtur për Lazion, nesër num mund të bëjë dot tifo për Romën.

Emocionet – “Janë të mëdha dhe dominon kënaqësia, kënaqësi kur vendi yt është një organizator i këtij kompeticioni. Për të treguar një vend të ngrohtë dhe futbolldashës, që i pret në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe, ky kompeticion i ri do të ketë një nisje me këmbë të mbarë”

A do të doje të ishe në fushë? – “Patjetër, çdo futbollist ka dëshirë të luajë një finale europiane. Unë kam mbërritur deri në çerekfinale, e shihnin si një kompeticion të tretë, por është i jashtëzakonshëm dhe në finale janë dy skuadra të mëdha. U mërzita që nuk kaloj Marseja sepse do të prisja tifozët këtu. Duke qenë lacial nuk bëj dot tifoz për Romën, por duke pasur Marashin aty brenda…”, tha fillimisht Cana për “SuperSport”

Këshilla për Marash Kumbullën – “Nuk kam luajtur finale europiane, por finale kam luajtur. Ka qenë finalja e fundit kundër Romës me Lacion dhe kemi fituar, është një djalë me shumë potencial. Ka fatin që shumë herët ka shkuar në një klub të madh dhe nëse do të ketë minuta të luajë me qetësi, do të ketë tifozët e vet dhe i uroj më të mirën”.

Ndeshjet me Romën – “Sfida me Romën ndjehet shumë, unë kam qenë para dhjetë viteve në finale kundër tyre me Lacion. 26 maj 2013, ishte në finale e Kupës së Italisë dhe unë kam qenë në fushë dhe e kemi fituar dhe aty kemi treguar që qyteti është i lacialëve.

Shumë prej tyre e kanë për herë të parë në Shqipëri, duhet të flasin mirë për mikpritjen e vendit tonë dhe finalja të kaloj sa më mirë dhe të jetë një pikënisje për Shqipërinë”.

Himni i Romës i jashtëzakonshëm? – “Fakti që vijnë dy tifozeri të mëdha tregon rëndësinë e ndeshjes, mbetet në histori se është e para. Kemi çfarë të tregojmë dhe krenohemi duke shpresuar që njerëzit të kënaqen”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat