Rregullat e tifozëve të Romës për të shmangur incidentet me Feyenoord-in

Futboll

Rregullat e tifozëve të Romës për të shmangur incidentet me Feyenoord-in

Më: 24 maj 2022 Në ora: 14:54
Rregullat e tifozëve të Romës për të shmangur incidentet me Feyenoord-in

Ditën e djeshme në Tiranë mbërritën tifozët e parë të Feyenoord, ndërsa mëngjesin e sotëm në Durrës zbarkuan tifozët e parë të Romës.

Ultrasit e Romës para se të niseshën drejt Shqipërisë, kanë marrë disa këshilla se si duhet të sillen gjatë qëndrimit në vendin tonë.

Siç dihet, tifozeritë e dy skuadrave kanë një arrejtje të madhe për njëra-tjetrën, duke kujtuar këtu ngjarjet e vitit 2015.

Rregullat:

“Së pari, shmangni ecjen vetëm ose në grupe të vogla.

Së dyti, mos merrni me vete flamuj apo simbole të tjera. Ne do t’jua ofrojmë kur të mbërrini.

Së treti, vendtakimi ku do të grumbullohemi për të shkuar drejt stadiumit do të konfirmohet më vonë.

Së katërti, respektoni qytetin që po na mirëpret”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat