Reprezentuesi i Kosovës, në 11-shen e vitit të Serie A

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës, në 11-shen e vitit të Serie A

Më: 24 maj 2022 Në ora: 15:49
Reprezentuesi i Kosovës, në 11-shen e vitit të Serie A

Sezoni 2021-22 ka përfunduar tashmë dhe CIES, Observatori i futbollit, ka zbuluar si zakonisht 11-shen më të mirë për çdo kampionat.

Kështu, edhe Seria A ka parë rreshtimin e formacionit të konsideruar si më të mirin, duke u bazuar në kryqëzimin e të dhënave mes rezultatit të skuadrave, pozicionit në fushë të lojtarëve dhe paraqitjes teknike sipas të dhënave të InStat.

Për sa i takon kampionatit italian, siç mund të imagjinohej, ka një prani të madhe të lojtarëve të Milan-i, skuadra fituese e kampionatit, por nuk mungojnë as surprizat.

Skuadra e vitit

Portier: Maignan (Milan)

Mbrojtës: Cuadrado (Juventus), Rrahmani (Napoli), Tomori (Milan), Theo Hernandez (Milan)

Mesfushorë: Barella (Inter), Brozovic (Inter), Perisic (Inter)

Sulmues: Nicolas Gonzalez (Fiorentina), Vlahovic (Juventus), Leao (Milan).

Siç mund të vihet re janë katër lojtarët e Milan-it kampion të Italisë, ndërsa janë tre ata të Inter-it, që dominon repartin e mesfushës.

Cuadrado dhe Vlahovic përfaqësojnë Juventus-in, Rrahmani për Napoli-n. Surpriza është padyshim prania e Nico Gonzalez të Fiorentina-s dhe mungesa e golashënuesit më të mirë të kampionatit, Immobile.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat