Ish-lojtari i Interit dhe Milanit e gjen fajtorin te sulmuesi

Futboll

Ish-lojtari i Interit dhe Milanit e gjen fajtorin te sulmuesi

Më: 24 maj 2022 Në ora: 16:25
Ish-lojtari i Interit dhe Milanit e gjen fajtorin te sulmuesi

Fulvio Collovati, ish-futbollisti i Interit dhe Milanit, ka folur për garën e sapo përfunduar për titull.

Milani mundi 3-0 Sassuolo-n në javën e fundit të Serie A të dielën, duke e bërë kampion të Italisë për herë të 19-të, herën e parë që nga viti 2011.

Rivalët e qytetit, Interi ua lehtësuan gjithashtu gjërat kuqezinjve, të cilët humbën ndaj Bolonjës, ndërsa Fulvio Collovati, e gjeti fajtorin te Dzeko.

“Ai kishte një fazë fillestare në të cilën ishte lojtari kryesor, pikë referimi dhe më pas Interi ra.

Në pjesën e dytë luajti më pak, por për fat Lautaro Martinez ishte aty. Edin Dzeko është një sintezë e kampionatit të Interit. Nuk mund të mendoj se ai mund të zëvendësojë Lukakun.

Po flasim për dy lojtarë të ndryshëm”, ka thënë Collovati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat