Kumbulla: Tani marrim mentalitet fituesi, me Romën një ndjenjë tjetër

Futboll

Kumbulla: Tani marrim mentalitet fituesi, me Romën një ndjenjë tjetër

Më: 26 maj 2022 Në ora: 00:02
Kumbulla: Tani marrim mentalitet fituesi, me Romën një ndjenjë tjetër

Roma triumfoi në finalen e Conference League ndaj Feyenoord me rezultatin 1-0. Stadium Air Albania rezultoi fatsjellës për verdhekuqtë teksa pjesë e italianëve është edhe Marash Kumbulla. Mbrojtësi i kombëtares, pas festës foli për Supersport ku theksoi se emocionet për të ishin të mëdha ndërsa shtoi se kërkon të marrë sërish trofe me Romën në sezonin e ardhshëm.

Trofeu europian- “Ndjehem shumë i emocionuar për finalen në Tiranë me Romën, në stadium ishim të gjithë së bashku. Nuk kam fjalë ta përshkruaj”.

Vetëm fillimi me Romën, Mourinho ju ka dhënë besim për sezonin e ardhshëm- “Besoj se po, se kur fiton ke mentalitet fitues dhe shpresoj që në sezonin e ardhshëm të marrim një trofe tjetër”.

Kishe emocione në këtë stadium- “Kisha, nuk mund të them frikë, por e ndjeja shumë ndeshjen. Kam luajtur me kombëtaren në këtë stadium, por edhe me Romën ishte shumë bukur dhe nuk kam fjalë për këtë ndeshje”, u shpreh Kumbulla..

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat