Formacionet zyrtare, ja si do përballen sot Laçi-Partizani

Futboll

Formacionet zyrtare, ja si do përballen sot Laçi-Partizani

Më: 26 maj 2022 Në ora: 17:05
Formacionet zyrtare, ja si do përballen sot Laçi-Partizani

Laçi-Partizani do të përballen për takimin e fundit të këtij sezoni në Abissnet Superiore dhe kjo përballje do të transmetohet ekskluzivisht në “Super Sport 3”. Kjo ndeshje vjen më shumë për procedurë pasi të dyja këto skuadra tashmë e kanë siguruar Europën.

Kurbinasit prej disa javësh tashmë kanë “blinduar” vendin e dytë në renditje, teksa kryeqytetasit renditen të tretë dhe do të binin në vend të katërt vetëm në rast të një disfate dhe njëkohësisht të një fitoreje të Vllaznisë ndaj Kastrioti sot, por pa humbur Europën, për shkak se si Laçi edhe skuadra shkodrane luajnë në finalen e kupës dhe kështu edhe skuadra e katërt e Superiores do të kishte mundësinë e pjesëmarrjes në garat europiane.

Ndërkohë dy trajnerët Duro dhe Mehmeti kanë zgjedhur formacionet me të cilët do të luajnë sot.

Formacionet zyrtare:

Laçi: Dajsinani, Roganovic, Turkaj, Velkovski, Velija, Deliu, Shehu, Ujka, Zulfiji, Guindo, Mazrekaj.

Trajneri: Shpëtim Duro

Partizani: Teqja, A. Marku, Sota, Belica, Hadroj, Rrapaj, Maguette, H.Marku, Mala, Skuka, Junior.

Trajneri: Dritan Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat