Tifozët e Feynoord-it festojnë me Tiranën në “Selman Stërmasi”

Futboll

Tifozët e Feynoord-it festojnë me Tiranën në “Selman Stërmasi”

Më: 26 maj 2022 Në ora: 18:52
Tifozët e Feynoord-it festojnë me Tiranën në “Selman Stërmasi”

Një pjesë e tifozëve të Feyenoord,që kanë ardhur në vendin tonë për finalen e Conference League që luajt mbrëmjen e djeshme, ku fitues doli Roma me rezultatin 1-0, nuk janë larguar nga vendi ynë.

Disa tifozë holandezë kanë shkuar sot në stadiumin “Selman Stërmasi” ku është duke u luajtur ndeshja e fundit e këtij sezoni për Tiranën dhe Kukësin. Duket se ata kanë shkuar të “festojnë” trofeun e Tiranës, pasi skuadra e tyre nuk ia doli përballë Romës.

Ndërkohë “Selman Stërmasi” është mbushur sot plot, pasi “bardheblutë” do të festojnë titullin kampion të Abissnet Superiore 2021-2022.

Ndeshja është ndërprerë për pak momente për shkak të flakadanëve që kanë mbushur stadiumin me tym dhe pengonin shikimin e qartë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat