Ja cilat janë skuadrat që zhgënjyen më shumë këtë sezon

Futboll

Ja cilat janë skuadrat që zhgënjyen më shumë këtë sezon

Më: 26 maj 2022 Në ora: 19:15
Ja cilat janë skuadrat që zhgënjyen më shumë këtë sezon

Abissnet Superiore uli siparin pasditen e sotme, me ndeshjet e javës së fundit, duke dhënë thuajse të gjithë verdiktet, teksa mbetet për t’u parë se cila do të jetë skuadra e fundit që do të shkojë në Europë.

Duke folur në emisionin “Gol pas Goli”, ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Astrit Hafizi tha se Vllaznia dhe Teuta janë skuadrat që kanë zhgënjyer më së shumti këtë sezon, pasi pritej shumë më tepër prej tyre.

“Unë mendoj se kampionët dhe nënkampionët e sezonit të kaluar, pra Teuta dhe Vllaznia janë ato që kanë zhgënjyer më së shumti këtë sezon, duke e mbyllur në vendin e pestë dhe të gjashtë.

Një vit më parë Vllaznia nuk u ndërtua për titull, por luftoi deri në fund, ndërsa këtë sezon u ndërtua për të fituar, por zhgënjeu.

Të vjen keq kur sheh skuadrat kampione, që në sezonin pasardhës nuk shkojnë dot as në Europë për të tretin vit me radhë”, u shpreh Hafizi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat