Real Madrid ndeshet me Liverpoolin, një finale që po vjen

Futboll

Real Madrid ndeshet me Liverpoolin, një finale që po vjen

Më: 26 maj 2022 Në ora: 19:46
Real Madrid ndeshet me Liverpoolin, një finale që po vjen

Real Madrid do të përballet me Liverpool-in në finalen e Champions League në Stade de France të Parisit këtë të shtunë në mbrëmje.

Do të jetë një përplasje gjigantësh mes dy prej klubeve më të mëdha të futbollit europian. Megjithatë, sipas Marca-s, madrilenët do të paraqiten në këtë sfidë me një avantazh të vogël.

Një avantazhq ë bazohet te numri i ndeshjeve që kanë luajtur disa prej lojtarëve më të rëndësishëm të dy skuadrave. Në fakt, Mohamed Salah  dhe Sadio Mane kanë luajtur 17 ndeshje më shumë se Karim Benzema dhe dhjetë më shumë se Vinicius Junior, që nga fillimi i sezonit.

Mane dhe Salah kanë luajtur 69 ndeshje, ndërsa Benzema ka luajtur 52 dhe Vinicius ka luajtur 59. Salah ka akumuluar 5.968 minuta deri tani në këtë sezon kundrejt 4,591 për Benzema dhe 5,011 për Vinicius. Mane ka akumuluar 5,809 minuta.

Më pas është edhe fakti se skuadra e Carlo Ancelotti-t do të vijë shumë e çlodhur në këtë ndeshje, pasi e ka fituar kampionatin katër ndeshje para fundit.

Liverpool-i, nga ana tjetër është shtyrë në limite, duke qëndruar në garë me Manchester City-n për titullin në Premier League deri në javën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat