Llapi sërish fiton Kupën e Kosovës, Tahir Batatina sikur në qiellin e shtatë 

Futboll

Llapi sërish fiton Kupën e Kosovës, Tahir Batatina sikur në qiellin e shtatë 

Nga: K. Goca Më: 26 maj 2022 Në ora: 20:24
Llapi sërish fiton Kupën e Kosovës, Tahir Batatina sikur në qiellin e shtatë 

Llapi është fitues i Kupës së Kosovës në futboll. 

Llapjanët shënojnë fitore me rezultat 2:1 ndaj Dritës së Gjilanit, në finalen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshje e luftuar deri në fund por Llapi ia doli dhe për të dytin vit rresht fitojnë trofeun e çmueshëm.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, është sikur në qiellin e shtatë, duke e përmbyllur në mënyrën më të mirë edhe edicionin 2021-2022.

Në minutën e 6-të, futbollisti Franciso Rivera nga gjuajtja e lirë rreth 22-23 metra shënoi gol të bukur, 0:1 për Llapin.

Në minutën e 36-të, Hamdi Namani realizon me kokë nga afërsia për 1:1.

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 48-të, Arbnor Morina shënon golin e fitores së madhe!

Llapi fiton Kupën e Kosovës, për herë të dytë në histori të klubit. Zhgënjim të tabori i Dritës, te kryetrajner Ardian Nuhiu.          

Drita - Llapi 1:2

Shënues:Namani (36') - Rivera (6'), Ramadani (48').

Drita: Drita: Rexhepi, Blakçori, Cuculi, Limani, Islami, Broja, Namani, Jashari, Kryeziu, Ajzeraj, Simonovski.

Llapi: Abdyli, Shabani, Prençi, Neto, Krasniqi, Peposhi, Ramadan, Rivera, Veliu, Selmani dhe Firmino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat