Sahiti me Hajdukun shkëlqejnë, fitojnë Kupën e Kroacisë 

Futboll

Sahiti me Hajdukun shkëlqejnë, fitojnë Kupën e Kroacisë 

Nga: K. Goca Më: 26 maj 2022 Në ora: 20:52
Sahiti me Hajdukun shkëlqejnë, fitojnë Kupën e Kroacisë 

Futbollisti Emir Sahiti me Hajdukun e Splitit fitojnë Kupën e Kroacisë.

Skuadra me renome ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Rijekës, në finalen që u zhvillua në stadiumin “Polud” të Splitit.

Katër gola dhe një karton i kuq.  

Për Hajdukun shënuan Ferro (24'), Melnjak (36' e 56') dhe për Rijekën Drmiç (13').

Rijeka plot 49 minutat mbetet me një lojtar me pak, Smolçiç u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve, një përparësi e madhe për ekipin e Hajdukut.

Lindon Selahi u paraqit standard për Rijekën dhe u zëvendësua në minutën e 63-të.

Sahiti luajti deri në minutën e 81-të për Hajdukun duke kontribuar në këtë triumf të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat