Batatina: Vazhdojmë fuqishëm të përgatitemi për garat evropiane

Futboll

Batatina: Vazhdojmë fuqishëm të përgatitemi për garat evropiane

Nga: K. G. Më: 27 maj 2022 Në ora: 12:08
Batatina: Vazhdojmë fuqishëm të përgatitemi për garat evropiane

Llapi i Podujevës feston triumfin në Kupën e Kosovës.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, është i lumtur që arriti për herë të dytë rresht të fitoi Kupën e Kosovës në futboll, tani mendjen e ka se si të përgatitet për garat evropiane.

“Kafen e mëngjesit së bashku me Presidentin, z. Beqir Batatina në Restaurant Llapi dhe në Arenën “Zahir Pajaziti” duke u ndjerë të lumtur që jemi pjesë e epokës së historisë së KF Llapit.

Vazhdojmë fuqishëm të përgatitemi për garat evropiane”, ka shkruar Batatina në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat