Suedezët me njoftim zyrtar për lojtarin që e la Kosovën

Futboll

Suedezët me njoftim zyrtar për lojtarin që e la Kosovën

Më: 27 maj 2022 Në ora: 20:24
Suedezët me njoftim zyrtar për lojtarin që e la Kosovën

Kombëtarja e Suedisë ka konfirmuar se Edvin Kurtulus ka zgjedhur për të përfaqësuar ngjyrat e këtij shteti.

Përzgjedhësi i suedezëve, Janne Andersson, ka thënë se është i lumturi që futbollisti nga Kosova ka zgjedhur Suedinë,

“Unë dhe Edvini kemi biseduar dhe kemi bërë një bisedë të mirë.

Tani që ai është përzgjedhur për skuadrën A të Kosovës, atij i është dashur të bëjë një zgjedhje se cilën kombëtare dëshiron të përfaqësojë në të ardhmen. Jam shumë i lumtur që është Suedia që ka zgjedhur”, tha ai.

“Procesi është duke u zhvilluar, por përpara se FIFA të marrë vendimin zyrtar, Edvini nuk mund të përfaqësojë asnjë kombëtare. Nuk mund të themi se sa do të zgjasë, por do të bëjmë çmos për ta përshpejtuar çështjen. Nëse është e qartë para përfundimit të grumbullimit të radhës, ideja është se ai mund të bashkohet me skuadrën”, tha Stefan Pettersson, menaxheri i Kombëtares së Suedisë.

Kujtojmë se Edvin Kurtulus deri më tani ishte pjesë e Kombëtares U21 të Kosovës. Madje, ai ishte edhe kapiten i kësaj grupmoshe.

22-vjeçari u ftua nga përzgjedhësi i Kosovës A, Alain Giresse, për ndeshjet e qershorit, por në fund lojtari vendosi që të largohet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat