Thibaut Courtois: Dua të fitoj Ligën e Kampionëve për herë të parë

Futboll

Thibaut Courtois: Dua të fitoj Ligën e Kampionëve për herë të parë

Më: 27 maj 2022 Në ora: 20:57
Thibaut Courtois

Portieri Real Madrid, Thibaut Courtois, ka folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Liverpoolit, e vlefshme për finalen e Ligës së Kampionëve.

Courtois ka folur sot përpara ndeshjes ndaj Liverpool.

Belgu tha se shpreson ta fitojë trofeun e tij të parë, pasi ishte pranë ta fitonte atë në vitin 2014, por ishte pikërisht Real Madridi që e mposhti në finale Atletico Madridin 4:1.

“Kthehem për të luajtur një finale pas 8 vitesh, e humba atë sfidë, por shpresoj të fitoj nesër për herën time të parë Championsin dhe Marcelo dëshiron të pestin. Ne kemi të njëjtën dëshirë për historinë e Real Madrid”, tha Thiboo.

Portieri i Realit u pyet gjithashtu edhe për Benzeman, dhe e cilësoi si një lojtar kyç të ekipit.

“Është gjithnjë e më i mirë, ai është bërë një lojtar kyç. Ai nuk ndalet”, vazhdoi ai.

Courtois tha se të gjithë lojtarët janë gati për këtë finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat