Musliu është gati për sfidat kundër Bullgarisë, Gjeorgjisë dhe Gjibraltarit

Futboll

Musliu është gati për sfidat kundër Bullgarisë, Gjeorgjisë dhe Gjibraltarit

Nga: K.G. Më: 27 maj 2022 Në ora: 23:05
Musliu është gati për sfidat kundër Bullgarisë, Gjeorgjisë dhe Gjibraltarit

I pazëvendësueshëm në mbrojtjen e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Visar Musliu, beson se do të fillojnë me fitore.

Futbollisti shpreson se do të nisin në mënyrën më të mirë garat në Ligën e Kombeve.

“Pas atyre dy ndeshjeve të mëdha kundër Italisë dhe Portugalisë në play-off të Kupës së Botës, është normale që duam të vazhdojmë me lojërat e mira dhe sigurisht që dëshira është që Liga e Kombeve të fillojmë me fitore”, ka thënë Musliu.

“Prurjet e reja nga trajneri sigurisht që na japin më shumë besim të gjithëve ne ‘vendasve’”, tha ai. “E kemi dëshmuar më parë se mund të luajmë pothuajse kundër çdo kundërshtari, ndaj e di që do të përgatitemi mirë për këto ndeshje kundër Bullgarisë, Gjeorgjisë dhe Gjibraltarit.

Jemi të fokusuar maksimalisht në atë që na pret tani, pavarësisht sezoneve të vështira që kemi pasur të gjithë. Askush nga ne nuk e mendon festën kur luan për kombëtaren, edhe pse këto ndeshje vijnë në fund të sezonit”, thotë Musliu.

Maqedonia ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve do ta luajë kundër Bullgarisë (më 2 qershor në Razgrad). Ndeshja e radhës është kundër Gjibraltarit më 5 qershor, pasuar me duelet në Shkup, kundër Gjeorgjisë (9 qershor) dhe me Gjibraltarin (12 qershor).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat