Futbollisti largohet nga Chelsea dhe u kërkon ndjesë tifozëve

Futboll

Futbollisti largohet nga Chelsea dhe u kërkon ndjesë tifozëve

Më: 27 maj 2022 Në ora: 23:29
Futbollisti largohet nga Chelsea dhe u kërkon ndjesë tifozëve

Në verën e 2017-ës Chelsea pagoi plot 45 milionë euro për të marrë kartonin e Danny Drinkwater, megjithatë pas 5 sezonesh kontratë, është konfirmuar si një nga blerjet më të dështuara të klubit londinez.

E pranon këtë edhe vetë mesfushori anglez, që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njofton përfundimin e kontratës dhe në të njëjtën kohë u kërkon ndjesë tifozëve të Chelsea-t, që gjërat nuk shkuan ashti siç pritej.

“Aventurës time te Chelsea i erdhi fundi… është e vështirë të shkruaj këtë, pasi unë, tifozët dhe klubi jemi totalisht të zhgënjyer për mënyrën si shkuan gjërat dhe për këtë nuk ka dyshime. Justifikime mund të gjesh shumë, por ajo që ka ndodhur nuk ndryshohet.

Jam krenar që kam luajtur me futbollistë nga më të mirët të botë dhe kam punuar me trajnerë të shkëlqyer. U kërkoj ndjesë tifozëve të Chelsea-t, që gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet dhe uroj t’i shoh në nivelet më të larta”, shkroi ndër të tjera Drinkwater.

Mesfushori 32-vjeçar luajti vetëm 23 ndeshje në 5 sezone me Chelsea-n, 2 prej të cilave në sezonin e parë, teksa shpesh edhe u huazua në klube si Burnley, Aston Villa, Kasimpasa e Reading.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat